Buggati prezantoi sot në një sallon makinash në Dubai
Dubai, 5 nëntor - Grand Sport Vitesse Meo Costantini. Në fillim të muajit korrik prodhuesi francez i makinave super-sportive Bugatti, njoftoi se gjatë muajve të mëvonshëm të prodhonte gjashtë versione speciale Legend të modelit Veyron, për nder të njerëzve të cilët kanë luajtur rol të madh në historinë e kësaj kompanie.
Makina e parë do të ndërtohej për Jean-Pierre Wimille, pilotit legjendar të kësaj kompanie i cili ka fituar Grand Prix-in francez më 1937 dhe 1939 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ka luajtur rol të madh në mbrojtjen e Francës kundër Gjermanisë naziste.
Në panairin Frankfurtit, gjiganti francez i cili tani është në pronësi të prodhuesit të madh gjerman Volkswagen, ka prezantuar edhe versionin e dytë special i cili mban shenjën Jean Bugatti, për nder të themeluesit të kompanisë Ettore Bugatti.
Veyron, Jean Bugatti dallohet për nga ngjyra e posaçme e zezë dhe maskën e përparme e cila është punuar nga platini. Aty janë edhe fellnet e reja shumë rremash me një pamje tejet atraktive. Aty janë edhe disa nënshkrime Jean Bugatti në pjesë të ndryshme të automobilit.
Jean Bugatti ka një pamje të përparme më të ashpër, kjo falë dritave më të mprehta si dhe vrimave për përthithjen e ajrit. Një pamje atraktive e ka edhe kur kulmi i tij paloset.
Sa i përket interierit, ndryshimi më i madh është ngjyra, kështu që ulëset, timoni, tabela e aparaturave dhe pjesë të caktuara të dyerve janë në ngjyrë të posaçme kafe, të cilat janë identike me ato të përdorura në modelin klasik Type 57SC Atlantic. Karriget janë tejet sportive dhe shumë të rehatshme.
Edhe audio-sistemi i përdorur në të është i teknologjisë së fundit, duke ofruar një argëtim të jashtëzakonshëm. Motorët e përdorur në modelet Bugatti, tashmë konsiderohen lider në tregun e veturave.
Në këtë model special, është përdorur motori 16.4 litërsh W16, i cili e lëviz edhe modelin standard Veyron, i cili ofron forcën e jashtëzakonshme prej 1184 kuaj fuqi. Kjo forcë bartet përmes transmisionit automatik DSG me shtatë shpejtësi, por mund të zgjidhet edhe transmisioni manual.
Dhe e tërë kjo forcë mundëson që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, të arrijë për vetëm 2.4 sekonda,ndërsa shpejtësia maksimale është 431 km/h. Për ata që vendosin të blejnë një veturë të tillë, harxhimi i karburantit nuk paraqet problem, por prapë do themi se për 100 kilometra të kaluara, ky model harxhon rreth 24 litra.