Buggati paralajmëroi koncept të ri
Londër, 13 nëntor - Nga mesi i këtij viti Buggati paralajmëroi se ka për qëllim që mbrenda një viti të paraqesë gjashtë edicione të reja të modelit Veyron.
Makinat e paralajmëruara do ti përkasin serisë Legend (Les Legendes de Buggati) të cilat do të ju dedikohen të mëdhejve të historisë së Buggatit dhe prodhimi i tyre do të jetë i kufizuar.
Të gjitha verzionet do të bazohen në Veyron Grande Vitesse World Record Car Edition ose më saktësisht në kabrioletin më të shpejtë në botë i cili arrinë shpejtësi deri në 408.84 km/h. me fjalë të tjera nga ana teknike nuk do të ketë ndryshime, dmth të gjitha do ti lëvizë motori 8.0 W16 me katër supermbushëse dhe energji prej 1200 hp (882kW).
Kostoja e secilit prej modeleve do të jetë rreth 2.09 milion euro