Bugatti prezanton një tjetër supermakinë
Si bazë për versionin e ri do të shërbejë modeli Veyron Super Sport e cila disponon 1200 kuaj fuqi, moment rrotullimi prej 1500 nm, ndërsa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 2.5 sekonda.
Falë përdorimit më të madh të fibrave të karbonit, ai do të jetë më i lehtë për 200 kilogramë, derisa motori W16 do të jetë edhe më i fuqishëm, ku forca e tij do të rritet në 1500 kuaj fuqi.
Thuhet se ky model do të arrij shpejtësinë maksimale prej 450 km/h derisa çmimi i tij do të jetë i kripur, më saktësisht, për ta pasur në posedim të këtë bishë të vërtetë, duhet paguar 5.880.000 euro.