Bugatti prezanton makinën me veshje porcelani
Paris, 2 korrik - Bugatti ka zbuluar të enjten makinën Lor Blanc, ose Ari i Bardhë. Modeli i veçantë ngjyrë blu e të bardhë është i veshur me porcelan.
Shpejtësia maksimale e makinës është më rreth 400 kilometër në orë dhe ky edicion special i Bugatti Veyron kushton 1.4 milion stërlina.
Prodhuesi francez i makinave zbuloi makinën e tyre 16.4 Grand Sport \"l′Or Blanc\" në Berlin.
Makina elegante e kompletuar me përshtatje porcelani ka tërhequr shumë vëmendje nga të apasionuarit e makinave, shumica e të cilëve mund të ulën në atë super makinë vetëm në ëndërr.
Makina \"Ari i Bardhë\" u prodhua për të shënuar fillimin e partneritetit ndërmjet Konigliche Porzellan-Manufaktur Berlin (KPM) dhe Bugatti. Dhe është makina e parë që përdor porcelan në brendësi dhe jashtë automjetit.