Bugatti ka prezantuar modelin Veyron
Londër, 10 gusht - Kompania Bugatti ka prezantuar versionit e fundit nga gjashtë sa ishin në total të modelin Veyron nga seria e Legende Bugatti.
Modeli më i ri i kushtohet themeluesit të kësaj kompanie, Etore Bugatti, kurse numri i prodhimit do të jetë i kufizuar pasi në treg do të jenë vetëm tri njësi dhe secili prej tyre do të kushtoj plotë 2.35 milionë euro.
Sikurse edhe versionet e kaluara, edhe ky Veyron është i bazuar në kabrioletin e modelit Grand Sport Vitesse, kurse paraqitjen publike do ta ketë gjatë javës së ardhshme në Kaliforni.
Kombinimi i ngjyrave i ngjan shumë modelit klasik Bugatti Type 41 Royale nga viti 1932. Enterieri është i mbuluar me lëkurë ngjyrë kafe, derisa nga jashtë theksohet ngjyra e kaltër.
Kjo veturë është e pajisur me motorin tashmë të njohur me 8.0 litra W16 që në total prodhon plotë 1200 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale me kulm të hapur është e kufizuar në mënyrë elektronike në 408 km/h derisa kur mbyllet kjo veturë shkon shumë më shpejt.