Bugati Veyron shpallet makina më e mirë e dekadës
Londër, 15 mars - Bugati Veyron është shpallur si marka më e mirë e prodhimit të makinave për dhjetë vitet e fundit, me dy tipet saj 16.4 dhe 16.4 Grand Sport.
Emisioni i BBC-së Top Gear dhe revista amerikane Robb Report, duke vlerësuar të gjithë komponentët e dy tipeve të lartpërmendura, i kanë dhënë vendin e parë Bugatit.
Top Gear ka shpallur tipin 16.4 si më të mirin, duke e cilësuar atë një Conkorde të vërtetë falë ndërtimit inxhinierik të mrekullueshëm. Ndërkohë, juria e Robb Report ka shpallur tipin 16.4 Grand Sport si më të mirin e dekadës.
Bugati Veyron 16.4 arrin deri në 405 kilometra në orë, dhe për 2.5 sekonda arrin të kapë 100 kilometra. Por ajo që është më e rëndësishmja, veç çmimit prej 1,2 milionë eurove, nga ky tip janë prodhuar vetëm 300 makina.
Gjithashtu, edhe tipi Bugati Veyron 16.4 Grand Sport arrin 407 kilometra në orë, por, për të kapur shpejtësinë e 100 kilometrave i duhen 2,7 sekonda. Veç këtyre, ky tip kushton 1,4 milion euro.