British Petroleum refuzon pjesëmarrjen në Nabucco
Londër, 27 maj - Kompania britanike British Petroleum (BP) refuzoi të marrë pjesë në projektin e ndërtimit të gazsjellësit Nabucco, në të cilin ajo konsiderohej në rolin e furnizuesit kryesor të gazit.
Sipas planit të projektuesve, gazi i furnizuar nga BP, duhet të zinte më shumë se gjysmën e kapacitetit të Nabucco. Iniciatorët e projektit shpresonin se përveç gazit të Azerbajxhanit, të nxjerrë nga BP, ata do të jenë në gjendje të tërheqin lëndën e parë nga Turkmenistani dhe Iraku. Megjithse pas refuzimit të BP, projekti Nabucco faktikisht nuk ka asnjë prespektivë.
Udhëheqja e BE-së e konsideronte Nabucco si alternativë të trajektores së transportimit të gazit në Evropë nëpërmjet Rusisë.