Britania e Madhe garanton mbështetjen për Ministrinë e Mjedisit
Prishtinë, 27 nëntor - Në takimin me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikit Hapësinor, Dardan Gashi, Ambasadori Britanik në Kosovë, Ian Cliff, edhe njëherë garantoi mbështetjen e parezervë nga vendi I tij për zhvillimet e fundit positive që ka ndërmarrë kjo ministri.
Ai edhe njëherë përmendi aksionin e MMPH në Prevallë dhe tha së është I kënaqur me vendosshmërinë e Kosovës për zbatimin e ligjit dhe mbrotjen e mjedisit.
Ambasadori Cliff tha se për nga ana mjedisore, Kosova do të duhet të tregojë përkushtim më të madh, duke përmendur se kjo fushë është edhe një ndër kushtet kryesore për integrim europian.
Veçanërisht, Cliff përmendi mbetjet industriale në miniera të ndryshme të Kosovës, dhe kërkoi që në vazhdën e ndërmarrjes së aksioneve nga MMPH për zbatimin e ligjeve, të mirret parasysh edhe ky kërcënim mjedisor.
Ndër të tjera, ai përmendi edhe progresin e madh të bërë nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim, që bashkëkryesohet nga MMPH, MKRS dhe Kisha Serbe Ortodokse, në zbatimin e ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ligjet për qendrën historike të Prizrenit dhe Hoçës së Madhe.
Ministri Gashi falenderoi Ambasadorin Cliff për përkrahjen konstante që I është ofruar Kosovës nga Britania e Madhe, dhe premtoi që të gjitha problemet mjedisore që rrezikojnë jetët e qytetarëve të Kosovës, do të adresohen në të ardhmen e afërt.