23 Dhjetor 2024

Britani, prodhohet karburant nga ajri

Londër, 20 tetor - Një kompani e vogël britanike prodhoi një benzinë unikale - karburanti është bërë nga ajri dhe uji.

Teknologjia revolucionare premton të ndihmojë në zgjidhjen e krizës energjetike globale.

Kjo teknologji mund të ndihmojë gjithashtu në luftën kundër ngrohjes globale duke larguar dioksidin e karbonit nga atmosfera.

Edhe pse prototipi i sistemit është zhvilluar për veçimin e dioksidit të karbonit nga ajri, kjo pjesë e procesit është ende tejet joefikase nga pikëpamja e përdorimit komercial.

Megjithatë, Profesori Klaus Lackner nga Universiteti Columbia në New York vë në dukje se kostoja e lartë e çdo teknologjie të re gjithmonë me kalimin e kohës reduktohet në mënyrë të menjëhershme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)