Britani, prezantohen autobusët e rinj dykatësh
Londër, 19 maj - Prezantohen në Londër autobusët e rinj me dy kate që, nga 2012, do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit britanik.
Autobusët e kuq dhe blu me dy kate, janë një nga simbolet e Londrës. Për të realizuar një version të ri ekologjik, kryetari i bashkisë, Noris Johnson, hapi një konkurs ku projektuesit, inxhinierët, por edhe fëmijët e shkollave kanë dërguar projektin e tyre.
Gjithsej kanë mbërritur 700 propozime. Ka fituar ai i Aston Martin, marka e njohur e të apasionuarve të makinave sportive.
Autobusët e rinj do të jenë të gjithë hibridë, por me 15% të kursimit të energjisë.
Edhe zhurma që ata krijojnë do jetë jetë më e vogël.