23 Dhjetor 2024

Brazili do të merret me prodhimin e helikopterëve “Mi-171”

Rio de Zhenerio, 18 dhjetor - Korporata shtetërore ruse "Teknologjia ruse" dhe kompania braziliane “Odebrecht Defensa e technologia” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Dokumenti parashikon krijimin e një sipërmarrje të përbashkët, e cila, në veçanti, do të merret me montimin e helikopterëve shumëqëllimorë “Mi-171” në territorin e Brazilit.

Brazili ka në plan gjithashtu të krijojë një qendër servisi (shërbimesh), e cila do të shërbejë për mirëmbajtjen e helikopterëve transportues luftarake “Mi-35M”.

Përveç kësaj, Rusia dhe Brazili synojnë të zhvillojnë një sistem të integruar të mbrojtjes kundërajrore në interes të departamentit ushtarak brazilian.

Nuk njoftohet se për çfarë mjetesh të mbrojtjes kundërajrore bëhet fjalë konkretisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)