BP shtyn testin për të vënë nën kontrol derdhjen e naftës
Londër, 14 korrik - Në përpjekjet e koncernit BP, për të vënë nën kontroll derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, nëpërmjet një gypi thithës kanë dalë probleme të paparashikuara.
Një provë dyditore me të cilën koncerni donte të provonte nëse mund të ndalojë derdhjen e naftës disatonëshe në det të hapur, është shtyrë për më vonë.
Prova pritej të fillonte ditën e martë. Arsyeja e vonesës ka të bëjë me kërkesat e të ngarkuarit të qeverisë amerikane për luftimin e katrastrofës, Thad Allen, për zhvillimin e analizave paraprake.
Me gypin i cili do të futej të hënën në vrimën e shpimit, do të ndalohej derdhja e pakontrolluar e naftës në det, tani tre muaj pas përmbytjes së platformës "Deepwater Horizon".
Ekzistojnë dyshime nëse konstruksioni është në gjendje të përballohë presionin e madh, që krijohet nga derdhja e naftës në thellësinë 1.500 metra.