BP planifikon të mbledh 50.000 fuçi naftë për një ditë
Washington, 15 qershor - Kompania britanike e naftës British Petroleum (BP) planifikon që deri në fund të qershorit të mbledh nga 50.000 fuçi apo 8 milionë litra naftë në vit në Gjirin Meksikan si përgjigje e kërkesës së administratës së presidentit amerikan Barak Obama, lajmëruan mediumet amerikane.
Pas marrjes së urdhërit nga administrata e SHBA-ve që të shpejtohet puna, BP është duke i rritur përpjekjet që ta kufizojë derdhjen e naftës. Ata zhvilluan plan për mbledhjen e më shumë se 50.000 fuçi naftë në ditë deri në fund të muajit qershor, dy javë më herët se që paralajmëruar, kumtoi një përfaqësues i administratës amerikane, ndërsa transmetoi BGNES.