BP me strategji të re për bllokimin e rrjedhjes së naftës
SHBA, 2 qershor - Kompania British Petrolium po planifikon një strategji të re për të frenuar rrjedhjen e naftës nga Gjiri i Meksikës, pas dështimit të përpjekjeve për bllokimin e saj me baltë dhe me beton.
Procedura e quajtur \"top kill\" tashmë ia ka zenë vendin diskutimeve për një teknikë të re që zyrtarët e kompanisë mendojnë të përdorin. Nuk ka garanci se plani i ri do të ketë sukses dhe ekspertët thonë madje se ai mund të shtojë sasinë e naftës që rrjedh në det.
Gjashtë javë pas përpjekjeve të dështuara për frenimin e rrjedhjes së naftës, më e më e rënda në historinë amerikane, kompania BP thotë se do të përpiqet përsëri.
Drejtori menaxhues i kompanisë, Bob Dudley thotë se robotët e nënujshëm do të ndërhyjnë për të prerë pjesën e sipërme të tubit nga del nafta.
\"Do të ndërhyjmë për të vendosur një kupolë mbi tub. Hapi tjetër do të jetë të minimizojmë naftën që del prej andej dhe rrjedh në Gjirin e Meksikës.\"- thotë ai
Por ekspertët thonë se ky plan do të shtojë përkohësisht sasinë e naftës që rrjedh nga tubi.
Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për energjinë, Carol Browner i tha rrjetit CBS News:
\"Pas prerjes së tubit, sipas ekspertëve, rrjedhja mund të shtohet me 20 përqind.\"
Qeveria amerikane vlerëson se në Gjirin e Meksikës deri tani ka rrjedhur 70 deri në 150 milion litra naftë, shumë më tepër se sa vlerësimet e kompanisë BP.
Strategu politik demokrat dhe banori i Luizianës, James Carville.
\"Unë di një gjë: çdo informacion që na është dhënë deri tani ose mënyrat se si do të zgjidhet, asgjë nuk ka rezultuar e vërtetë.\'
Disa analistë thonë se duhet të jetë ushtria ajo që duhet të marrë në dorë operacionet për bllokimin e rrjedhjes. Por shefi i shtatmadhorisë amerikane, Admiral Mike Mullen thotë se sektori privat ka ekspertizën më të madhe.
\"Në fakt, teknologjia më e mirë në botë për këtë qëllim ekziston në induistrinë e naftës.\"
Kreu i ekzekutivit të kompanisë BP, Tony Hayward përsëri kërkoi ndjesë për vonesat dhe dështimet. Ai tha se kompania po bën çështë e mundur për frenimin e rrjedhjes.
\"Po bëjmë çështë e mundur të frenojmë rrjedhjen e naftës, të mbrojmë vijën bregdetare dhe të normalizojmë sa më shpejt jetën e njerëzve, \"- thotë ai.
Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatitet për skenarin më të keq. Sipas ekspertëve, zgjidhja më e efektëshme është shpimi i një pusi anësor që do ti ndryshonte drejtimin rrjedhjes, proces i cili mund të kërkojë muaj për tu realizuar.