BP ka shpenzuar mbi 6 miliard dollarë për naftën
Londër, 10 gusht - Kompania britanike British Petrolium (BP) ka njoftuar se deri më tani ka shpenzuar 6. 1 miliardë dollarë për ndërprerjen e rrjedhjes së naftës në gjirin e Meksikës.
Sipas agjencisë së lajmeve franceze kjo kompani deklaroi se këto shpenzime janë bërë në operacione të ndryshme për këtë qëllim duke përfshirë këtu analizimin e situatës, hapja e pusit dhe betonimi i tij.
Qeveria amerikane tha se gjatë 87 ditëve të katastrofës janë derdhur në gjirin e Meksikës 4.9 milionë fuçi nafte. Po ashtu 11 persona u vranë nga shpërthimi i pusit dhe shumë të tjerë u plagosën në këtë gji. Kjo është katastrofa më e madhe ekologjike në të gjithë historinë amerikane.