Boeing do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e avionëve në Kinë
Pekin, 14 mars - Gjiganti amerikan i avionëve, Boeing, do të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e avionëve model 737 në lindje të Kinës, në fund të marsit.
Fabrika do të ndërtohet në qytetin e Zhoushan, në provincën Zhejiang, në bashkëpunim me kompaninë shtetërore Commercial Aircraft Corporation of China (COMAC), njoftoi agjencia kineze e lajmeve Hsinhua.
Kjo fabrikë pritet të prodhojë rreth 100 avionë në vit, me modelin e parë që do të dalë në fund të vitit tjetër.
Prodhuesi amerikan i avionëve dhe COMAC kanë nënshkruar një marrëveshje në tetor 2016, deklaroi Hsinhua.