BMW Z2 vjen nga Bavaria
Franfkurt, 22 qershor - Prodhuesi bavarez i BMW po përgatitet për të prezantuar modelin e ri Z2.
Tanimë janë dhënë edhe informacionet e para për modelin e ri Z2, i cili është tejet mahnitës dhe provokues në tregun e automobilizmit.
Inxhinierët e kompanisë po bëjnë përgatitjet dhe provat për modelin e ri, duke paralajmëruar se Z2 do të jetë me platformën 4x4. Z2 do të jetë i pranishëm me disa versione si 2.0 me benzinë dhe agregate katërcilindrash me fuqinë turbo prej 170 deri në 272 KS, si dhe versionet e tjera 18i, 20i, 28i.
Gjithashtu do të jenë i pranishëm edhe versioni 2.0 td. Promovimi zyrtar i Z2 do të bëhet në fund të vitit 2013. Sprova dhe testimet e këtij modeli po bëhen tashmë 7 vite.