BMW X1, vjen në treg në vitin 2013
Frankfurt, 15 maj - Versioni i ridizajnuar i BMW X1, vjen në treg. Rreth planeve të mëdha ambicioze më së miri flet e dhëna se Crossover-i më i vogël i BMW-s, për herë të parë do të dalë në shitje dhe në tregun amerikan.
Rifreskimi ka ardhur pas dy viteve e gjysmë gjatë të cilave janë shitur mbi 270 mijë 270.000 BMW X1. Në ofertë do të jetë një paletë e gjerë e motorëve benzinë dhe me naftë.
Veçojmë top-versionin, atë 3.0 litërsh me 6 cilindra. Forca prej 300 kuaj fuqive mundëson që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, ta arrij për 5.4 sekonda.