BMW, shitje rekord
Frankfurt, 12 prill - Tre muajt e parë të vitit 2012 kanë rezultuar me fitime të mëdha për kompaninë automobilistike gjermane, BMW.
Gjatë kësaj periudhë, për herë të parë në histori u shitën më shumë makina në Kinë se sa në SHBA.
Mësohet se brenda 3 muajve janë shitur 425 528 mijë automjete, një rritje prej 11,2% nga një vit më parë, ndërsa Rolls-Royce dhe Mini, pjesë e kompanisë, gjithashtu raportuan për shitje rekord.
Nga totali, mbi 80 mijë automjete u shitën vetëm në Kinë, për një rritje prej 37% në krahasim me një vit më parë.
Grupi i BMW është i lumtur të lajmërojë se ka regjistruar një rritje të rëndësishme në fitimet e tij, pasi përjetoi tremujorin më të suksesshëm në histori, deklaroi drejtori i përgjithshëm, Ian Robertson.