25 Dhjetor 2024

BMW Serie 3 prej korrikut me motorë të rinj

Frankfurt, 3 qershor - Kompania BMW së fundmi ka njoftuar se në ofertë do të ketë disa ndryshime në disa modele sa i përket motorëve.

Kështu prej muajit korrik të këtij viti, BMW Serie 3 Gran Turismo do të jetë në dispozicion në versionet 318d GT dhe 320d GT, të cilët do të posedojnë motorin dizel 2.0-litër 4-cilindërsh.

Versioni 318d GT është me kapacitet prej 150 kuaj fuqi dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 km në orë me marshin manual e arrin për 9,3 sekonda, ndërsa me marshin automatik e arrin për 9,2 sekonda, transmeton Koha.net. Varësisht nga marshi, ky version shpenzon karburant mesatarisht 4,3 dhe 4,5-litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit prej 112 deri 117 gramë në një kilometër.

Edhe për versionin 320d GT përkujdeset motori i njëjtë, por me kapacitet prej 190 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h me marshin manual e arrin për 7,8 sekonda, ndërsa me marshin automatik për 7,7 sekonda.

320d GT me marshin automatik shpenzon karburant mesatarisht 4,3-litra në 100 km, ndërsa me marshin manual shpenzon mesatarisht 4,6-litra në 100 km. Varësisht nga marshi, ky version emeton dyoksid të karbonit prej 118 deri 125 gramë në një kilometër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)