22 Dhjetor 2024

BMW seria 1, më i madh se paraardhësi

Frankfurt, 21 qershor - Deri te panairi i sivjetmë i automobilave në Frankfurt ka mbetur diç më shumë se tre muaj, ndërsa tashmë e dimë se si do të duket gjenerata e re e BMW-së seria 1. Pasi që ditë më parë fotografitë e para dolën në internet, në BMW vendosen t’i hedhin të gjitha letrat nga duart dhe të prezantojnë detajisht automobilin.

E para që bie në sy është dizajni i automobilit. Seria e re 1, me emrin e koduar F20, do të ndajë platformën e serisë 3 që do të thotë që në krahasim me paraardhësin do të jetë dukshëm e rritur në dimensione. Automobili i ri madje për 85 mm është i gjatë 17 mm më i gjerë, me lartësi të njëjtë, por me 30 mm hapësirë më të gjatë ndërboshtore (4.324/1.765/1.421 gjatësia, gjerësia dhe lartësia në milimetra).

Edhe bagazhi është rritur për 30 litra në 360 litra. Sa i përket enterierit, ai është standard për “BMW-në”. Vëmendjen e tërheq dizajni i ri i timonit të automobilit dhe pajisjeve kontrolluese, ndërsa bavarezët potencojnë se materialet janë cilësore, ndërsa pajisjet e pasura. Seria 1 do të ofrohet, përndryshe, me sistemin opsional “iDrive”.

Lajmet më të mëdha, megjithatë, gjenden në kapak. Seria 1 do të ofrohet ekskluzivisht me katër cilindërsha, ndërsa bazën do ta përbëjë motori 1.6-litra TwinPower turbo me benzinë me injektim të drejtpërdrejtë i cili do të zhvillojë 136 dhe 170 KF, ndërsa adhuruesit e atyre me naftë do të mund të përzgjedhin ndërmjet tri versioneve ‘common-rail’ me 116, 143 dhe 184 KF. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)