BMW rezanton modelin i8
Abu Dhabi, 1 prill - BMW Abu Dhabi duket se këtë herë do të na prezantojë me modelin BMW i8.
BMW i8 zotëron motorin benzinë TwinPower-Turbo, 1.5-litër, trecilindërsh, motorin elektrik dhe baterinë litium-jon.
Motori ka një kapacitet prej 362 kuaj fuqi dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 4.4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h, sipas kufizimit elektronik.
Ndërkohë BMW i8 mund të lëvizë dhe vetëm me motor elektrik Sipas të dhënave nga fabrika, ky model shpenzon karburant rreth 2.1-litër në 100 km, ndërsa duhet theksuar se BMW i8 mund të lëvizë edhe vetëm me motorin elektrik, me të cilin mund të kalojë deri në 35 km.