23 Dhjetor 2024

BMW projekton edhe serinë X4

Frankfurt, 21 nëntor - Pas modeleve ekzistuese X5 dhe X6, kompania gjermane e “BMW”-së, po përgatitet të nxjerrë në treg edhe serinë X4.

Sipas shefit të “BMW-së”, Norbert Reithofer, X4 do të prodhohet duke u bazuar në modelin X3.

Kjo do të thotë që X4 do të huazojë nga modeli X3 sistemin e tërheqjes, përkatësisht agregatët me turbombushës me 240, përkatësisht 300 KF, me vëllim dy përkatësisht tri litra.

Modeli X4 do të jetë i pajisur edhe shumë novacione nga sistemi për kursimin e karburanteve, të cilat vijnë nën shenjën “Efficient Dynamics”. BMW X4 me dimensionet e tij do të jetë gati identik me modelin X3, por sipas disa burimeve ai do të jetë pak më i ultë se ai ndërsa makina do të dale në treg në vitin 2014. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)