BMW prodhon makinë që parkohet përmes orës
Makina e mbushur me sensorë BMW i3 që do të shfaqet për herë të parë në ngjarjen 2015 International CES Las Vegas në janar, integrohet me një orë të mençur dhe mund të parkohet edhe vetë.
Sipas kompanisë, shoferi do të aktivizonte veçorinë Remote Valet Parking Assistant përmes një aplikacioni, i cili më pas e udhëzon veturën tek një pikë parkimi, transmeton Lajmi.net.
Makina punon me ndihmën e sensorëve laser të cilët e skanojnë mjedisin që e rrethon veturën dhe kështu lëviz pa u përplasur diku.
BMW ka qenë duke punuar në makina vetë-lëvizëse për një kohë të gjatë dhe kishte testuar shumicën e tyre prej vitit 2009 deri në 2011. Kompania e kishte testuar një veturë vetë-lëvizëse gjatë vitit të kaluar në CES. Të tjera kompani si Tesla dhe Google, kanë gjithashtu vetura me veçori të auto-shoferit.