BMW prezanton Pininfarina Gran Lusso Coupe
Frankfurt, 6 qershor - Në ekspozitën e Concorso dEleganza 2013, që u mbajt në Villa dEste Itali, është prezantuar koncepti BMW Pininfarina Grand Lusso Concept.
Versioni i prezantuar i premium sportistit paralajmëron që në sallonin IAA13 që mbahet në Frankfurt, nga 12 deri më 22 shtator, do të mund të arrinte edhe versioni para serik.
Coupe me një gjatësi 510, e gjerë 195 dhe e lartë 140 centimetra është e pajisur me luksin në nivel të lart dhe me mekanikën e klasës së parë.
Motori me benzinë biturbo V12 me injektim të drejtpërdrejtë nga vëllimi prej 5972 ccm i zhvillon 544 KF dhe 750 Nm, që është e mjaftueshme për përshpejtimin deri në 100 km për 4.2 sekonda.
Shpejtësia maksimale do ti kufizohet në 250 km/h, ndërsa pa bllokadë Grand Lusso Coupe pa problem do të arrijë deri në 310.