BMW prezanton modelin X3 M50d
Franfurt, 22 shkurt - BMW ka gati modelin më të ri X3, me motor nga M50d. Ky motor është motori serik tre litërsh dizel më i fuqishëm në botë.
Në versionin Sedan të serisë 5 është me kapacitet prej 381 kuajfuqi, por fuqia e tij te modeli X3 është më e madhe, edhe pse ky model posedon motorin tre litërsh Turbo-dizel me fuqi më të vogël.
Motori i modelit F25 X3 është përforcuar nga 381 në 550 kuaj fuqi. Do të thotë se tani ky X3 është me kapacitet ekuivalent me kapacitetin e modelit X5 M.
Gjithashtu tani ky BMW X3 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra e arrin për 3,6 sekonda, nga 100 deri në 200 km/h e arrin për 9,5 sekonda, si dhe ¼ e kilometrit e arrin për vetëm 12 sekonda.