BMW prezanton makinën elektrike
Berlin, 16 korrik - Kompania prestigjioze gjermane për prodhimin e makinave, BMW ka krijuar një makinë elektrike, makinën e të ardhmes. BMW i3 është një makinë e vogël dhe e shkathët.
Ajo ka një motor elektrik dhe nga 0 deri në 100 kilometra është e aftë që ti arrijë në 7.2 sekonda.
Nga testimet e kryera, kjo makinë mjafton që të karikohet vetëm dy herë në javë.
Bateria e makinës zgjat 6 deri në 8 orë. BMW i3 ka një kapacitet prej katër vendesh, në sediljet e pasme ka hapësirë dhe për të rritur, por do të ishte ideale për fëmijë.