BMW prezanon modelin i3
Los Angelos, 27 nëntor - BMW po përgatitet për realizimin e makinës së të ardhmes.
Sot për sot kjo kompani njihet për realizimin e makinave e luksit por tashme ajo po hedh sytë edhe nga strategji për realizimin e modelit të makinës që do të përdoret në të ardhmen.
Në panairin e Los Angel0s-it ajo prezantoi BMW i3. Bëhet fjalë për një makinë elektrike dhe me konstrukt me fibra karboni.
Makina peshon 20 për qind më pak se modeli i saj simotër 3-series.
Ky model makine do të dalë në shitje në vitin 2012 dhe do të kushtojë 40 mijë dollar.
Ndërsa në vitin 2014, BMW parashikon të nxjerr në treg modelin i8.