BMW përgatit modelin e ri elektrik i5
Konfirmimi ka ardhur gjatë një intervistë që drejtori ekzekutiv i Grupit të Mynihut, Harald Krueger për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine.
Krueger ka thënë se, është e nevojshme që sektori i automjeteve të jetë në gjendje tu përgjigjet më shpejt ndryshimeve dixhitale.
Brenda gamës tonë të modeleve elektrike ka ende hapësira dhe nga këndvështrimi i siglës numerike modeli i ri mund të pozicionohet mes i3-shit dhe i8-s, ka deklaruar Krueger.
Sipas zërave që qarkullojnë në media të ndryshme, BMW po përgatitet të lançojë në vitin 2019 tipin i5, që fillimisht do të jetë për tregun e Shteteve të Bashkuara dhe atë të Kinës, duke i shpallur luftë modelit S të Tesla.
Për i5-n po punohet në dy arkitektura, njëra 100 për qind elektrike dhe tjetra hibride plug-in. Për këtë të fundit ka gjithashtu dy nivele fuqie: 225 kuaj/fuqi nga njësia elektrike e sipërme, ose 275 plus 135 kuaj/fuqi të një motori termik me 3 cilindra të vendosur në pjesën e sipërme.