24 Dhjetor 2024

BMW nuk njeh krize, puneson te rinj europiane te papune

Frankfurt, 1 qershor - Industria e makinave gjermane, nuk njeh me krize. Fjala krize, me pak se kurre e frikeson numrin nje ne bote te segmentit premium, BMW.

 

BMW njoftoi lancimin e nje iniciative eksperimentale, simbolike por qe gjithsesi lancon nje sinjal pozitiv, kunder papunesise ne rritje te te rinjve ne Europen jugore.

Qe prej shtatorit ne fakt, Bayerische Motoren Werke, do te marre grupe te vogla me te rinj te specializuar por te papune te Europes jugore.

Eksperimenti do te filloje me 25 te rinj spanjolle dhe nese shkon mire dhe nese shkon mire do te zgjerohet per te miren e te rinjve te papune ne shtete te tjera te Europes jugore dhe anetare te eurozones, sidomos italianet dhe greket.

Pergjegjese e kesaj iniciative eshte Milagros Caina-Andree, shefe e shtabit te BMW, spanjolle qe jeton prej moshes 4 vjecare ne Gjermani.

Fillimi i projektit do te jete nje shkalle e vogel, por qe me pas mund te zgjerohet. Ne raundin e pare do te perzgjidhen 25 te rinj spanjolle te moshes 18-25 vjec.

\"Duhet t perfshihen ne kulturen gjermane, mundesisht do te jetojne me punonjesit e BMW dhe familjet e tyre, te mesojne gjuhen dhe te punojne ne zhvillimin tone, marketing, shitjet apo fusha te tjera\".

Flitet pra per pune te specializuara qe natyrisht paguhen mire, me rroga te larta dhe shperblime. Nese ky program do te kete sukses, iniciativa do te zgjerohet dhe tek te rinjte italiane dhe greke.

\"Gjermania ka nevoje per punonjes te specializuar dhe ekziston nje mungese e personelit te kualifikuar\",- tha ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)