BMW nis prodhimin serik të i8
Frankfurt, 12 mars - Gjiganti bavarez BMW, ka zbuluar planet duke pranuar se deri në prill do të fillojnë me prodhimin serik të veturës së shumëpërfolur i8, ndërsa deri në korrik pritet të përfundoi seria e parë e saj.
Në këtë kompani gjithashtu kanë zbuluar fotografitë finale të këtij modeli dhe detajet teknike, duke përfshirë këtu edhe fuqinë motorike.
Në të do të jetë elektromotori me 1.5 litra TwinPower Turbo me tre cilindra.
Falë një kombinimi të motorit elektrik dhe atij me benzinë, kjo veturë në total prodhon 362 kuaj fuqi dhe i mundëson të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.
Kur flasim për enterierin i8, në të janë futur materiale të cilësisë së lartë dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë,duke filluar nga instrument tabela elektronike, ndërruesi tip-tronik dhe klima dyzonëshe.