22 Dhjetor 2024

BMW, modeli 1 - Series M Coupe 2012

Frankfurt , 22 maj - BMW ka lëshuar disa të dhëna të reja për modelin e pritur për një kohë të gjatë 1-Series M Coupe, duke përfshirë informacione për motorin, datat e lëshimit, dhe disa gjëra tjera që do të përmbajë.

Nën kapak do të jetë motori 3.0 litërsh twin-turbocharged me 340 kuaj-fuqi.

Motori do të lidhet me ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi. Nuk do të ketë version automatik për këtë veturë.

Ky motor duhet të jetë më se i mjaftueshëm për të drejtuar peshën e veturës prej 3,307 pound. M1 do të përmbajë një shasi, sistem të frenimit dhe diferencialin e pasëm të ngjashëm me M3.

Në përgjithësi, fuqia dhe disa elemente tjera kanë bërë veturën M1 më të shpejtë se E46 M3 në Nordschleife.

Duke u frymëzuar nga 1988 BMW M3 Sport Evolution, 1-Series M Coupe është 1.3 inç (33mm) më i gjatë se M3.

Gjithashtu, krahasuar me 2011 BMW 135i Coupe, modeli i ri është 0.2 inç më i gjatë, 2.1 inç më i gjerë, 0.5 inç më i lartë dhe ka bazën e njëjtë të rrotave prej 104.7 inç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)