BMW me fitim të pastër prej 874 milionë euro
Mynich, 5 nëntor - Fitimi i pastër i prodhuesit udhëheqës në botë të automobilave luksoze BMW, është rritur 11-fish në tremujorin e tretë të vitit 2010, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe arriti 874 milionë euro, publikoi kompania.
Analistët, të anketuar nga Dow Jones NewYorkers, parashikuan rritje prej 914 për qind, pasi që prodhuesi gjerman i automobilave arriti ti konfirmojë pozicionet e veta në tregjet në Brazil, Kinë, Indi dhe Rusi.