22 Dhjetor 2024

BMW M5 e re me tërheqje në të katër rrotat

Shtutgard, 18 maj - Duket sikur që nuk është e mjaftueshme se nën kapakun e M5, për herë të parë që nga prezantimi i kësaj superlimuzine, do të gjendet motori atmosferik turbo, por nga München na vjen edhe një befasi.

Modeli i ri M5 do të ofrohet me tërheqjen në të katër rrotat, zyrtarisht këtë ia kanë konfirmuar burimet nga “BMW”, revistës britanike “Autocar”.

Në Munih tani për tani janë duke i fshehur detajet, por “të brendshmit” pohojnë se kjo do të duhet të jetë befasia e fundit kur është në pyetje versioni sportiv dhe se në “BMW” nuk kanë plane ta prodhojnë edhe versionin me hapësirën e zgjatur ndërboshtore për tregun kinez, siç spekulohej më parë.

Koncepti BMW M5, i cili nga modeli serik do të dallohet për ndonjë detaj të vogël, na është prezantuar në sallonin e automobilave që këto ditë u mbajt në Shangai.

Premiera botërore e automobilit është paralajmëruar për panairin e Frankfurtit, i cili do të mbahet në muajin shtator, ndërsa automobili në shitje do të duhet të gjendej në pjesë e dytë të vitit 2012. Për tani nuk është e njohur se kur mund ta presim versionin me tërheqje integrale.

Modeli i ri M5 do të duhej të shfrytëzonte versionin fuqishëm të motorit 4.4 litra V8 nga modelet X5 M dhe X6 M, i cili zhvillon 578 KF dhe 690 Nm të momentit rrotullues, që do të duhet të jetë e mjaftueshme që tri të dhjetat e sekondës të arrijë më shpejt deri në 100 km/h dhe madje 30 për qind më pak harxhim se paraardhësi, motori atmosferik V10.

Gjenerata e re e M5 do të jetë e aftë që pa bllokadën elektronike të arrijë shpejtësinë prej 300 km/h.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)