BMW M3 me 730 kuaj fuqi
Frankfurt, 3 janar - Kompania gjermane e njohur për modifikimin e veturave, G-Power, kompania gjermane për rregullimin e makinave është përkujdesur për modifikimin e modelit BMW M3 nga seria E92.
Përderisa modeli standard me kapacitet prej 420 kuaj fuqi përshpejtimin deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,8 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h, G-Power M3 me kapacitet prej 730 kuaj fuqi deri në 100 km/h e arrin për vetëm 3,7 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e arrin deri në 340 km/h.
BMW E92 M3 ka parashikuar edhe disa ndryshime për aerodinamikën e tij, duke filluar nga spoileri i përparmë nga fibra të karbonit, spoilerin e pasmë, kapaku i motorit \"Carbon Venturi\" më i lehtë dhe me hapësira për ajër.