BMW kërkon mbrapsht 350 mijë makina luksoze
Berlin, 2 tetor - Gjigandi i prodhimit të automobilave, BMW ka njoftuar se do të thërrasë mbrapsht 350 mijë makina luksoze anembanë botës për probleme me frenat.
Firma gjermane tha se kthimi mbrapsht i makinave kishte lidhje me një defekt tek fuqia frenuese por makinat janë të sigurta.
Kompania kërkon mbrapsht kategoritë BMW 5, 6, dhe 7 me motorë V8 dhe V12 si dhe Rolls-Royce-a, të ndërtuara mes qershorit 2001 dhe nëntorit 2009.
11 427 prej makinave të kërkuara mbrapsht janë në Britaninë e Madhe dhe 198 mijë janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.