BMW ka publikuar detajet e Active Tourer
Franfkurt, 2 tetor - BMW ka publikuar detajet teknike dhe fotografitë e para zyrtare të konceptit të saj Active Tourer para panairit të Parisit.
Bëhet fjalë për veturën e parë të BMW i cili ka tërheqje me rrotat e para.
Active Tourer me siguri do të ketë emrin 1 GT, ka gjatësi prej 4.350 mm, i gjerë 1.835 mm dhe i lartë 1.560 mm.