BMW ka prezantuar modelin e ri Series 3 GT
Frankfurt, 8 shkurt - Duke ndjekur shembullin e Series 5 GT, e cila e filloi këtë trend të BMW, modeli i ri tre fitoi GT version me pesë dyer, i projektuar për ata që preferojnë një version më praktik të Series 3 dhe nuk duan të vozisin versionin karavan.
Megjithatë dallimet nuk janë vetëm në pamjen dhe derën e pestë të shtuar të bagazhit. Series 3 GT është 200 mm më i gjatë se versioni Touring dhe ka një distancë 110 mm më të gjatë mes akseve.
Gjithashtu modeli është 80 mm dhe 20 mm më i lartë dhe i gjerë dhe ka 520 litra hapësirë në bagazhin.
Madhësi më të madhe nënkupton, kabinë më të gjerë me më shumë hapësirë për pasagjerët dhe shoferi ka një pozitë më të lartë.
Në tregun evropian modeli do të vijë me tre motorë benzinë - 320i i cili ka një motor 2,0 turbo me 181 kuaj-fuqi, 328i gjithashtu ka një motor 2,0 turbo, por jep 242 kuaj-fuqi, si dhe versioni 335i me një motor 3.0 turbo me gjashtë cilindra dhe 302 kuaj-fuqi.
Tek dizel do të ofrojnë dy motorë 318d me 141 kuaj-fuqi si dhe 320d me 182 kuaj-fuqi.
Sistemi i tërheqjes do të jetë me rrotat e pasme përmes ndërruesit manual me 6-shpejtësi ose ndërruesit automatik me 8 shkallë të transmisionit.