BMW i8 prezantohet para Motor Show
Pekin, 13 prill - Fotografitë e para zyrtare të konceptit I8 BMW Spyder janë liruar on line, BMW Convertible I8 koncept Spyder do të debutojnë në Motor Show Pekinit.
Bëhet fjalë për versionin kabrio të kupesë së vitit të kaluar, me një bazë më të shkurtër dhe me fare laserike, si dhe me një haubë gjysmë-transparente.
Prapa gjenden auspuhët tredimensionalë, dritat në formë të shkronjës U dhe difuzori i pasmë.
Enterieri karakterizohet me mbulesat e lëkurës, me detajet e përpunuara nga fibrat e karbonit, me detaje të veçuara të ngjyrës së zezë. Aty është edhe tabela e digjitalizuar e instrumenteve dhe ekrani tredimensional iDrive.
Fuqia sigurohet nga tërheqja hibride me motor elektrik i cili zhvillon 131 kuaj-fuqi dhe nga motori trelitërsh i benzinës prej 223 kuaj-fuqish. Elektromotori ushqen rrotat e përparme, derisa motori i benzinës është i ngarkuar që të përkujdeset për rrotat e pasme.
Kjo tërheqje e kombinuar me të katër rrotat ka një fuqi të përgjithshme prej 354 kuaj-fuqive, me 550 Nm të momentit rrotullues. Për këtë shkak, BMW i8 Concept Spyder shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për rrafsh 5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 250 km/h.
Bateritë litium-ionike të këtij koncepti mundësojnë një autonomi prej 30 km (vozitje vetëm me motor elektrik).