25 Dhjetor 2024

BMW I5, versioni i zgjatur i modelit I3

Frankfurt, 11 dhjetor - Njoftimet më të fundit sugjerojnë se kompania e njohur “BMW” është duke punuar në një version familjar të zgjatur të modelit I3, i cili do të mbaj shenjën dalluese I5.

Shenjat dalluese I1 dhe I8, tashmë janë shpallur të mbrojtura nga prodhuesi bavarez, kështu që është mjaft normale që ne së shpejti do të shohim një tjetër model “I”.

BMW I3 është i gjatë 4 metra, kurse I5 do të duhej të ishte më i gjatë për 150 mm dhe në kabinën e tij mund të jetë një shtesë prej 10 centimetra për këmbët e pasagjerëve në pjesën e pasme.

Pasi që modeli I3 ka një shasi të veçantë, prodhimi i modelit I5, nuk do të duhej të jetë i komplikuar apo i shtrenjtë.

Tani për tani, nuk ka asnjë indikacion në lidhje me mundësinë e instalimit të një motori më të fuqishëm në I5, megjithatë një gjë e tillë është e mundshme për shkak se është projektuar si një makinë e madhe për peshë më të rëndë.

Modeli I3 aktual ka një motor që zhvillon 170 Kf dhe 250 Nm momente rrotullues dhe një motor elektrik i cili çiftëzohet me një bateri litium-jon, me 22-kilovat. Modeli BMW I5, nuk mund të pritet në vitin e ardhshëm dhe është e mundshme që ne do të shohim atë vetëm në mesin e vitit 2015 si model i mundshëm për vitin 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)