BMW, gati të nisë eksportimin e makinave të prodhuara në Kinë
Frankfurt, 28 nëntor - Firma gjermane e prodhimit të makinave luksoze BMW ka bërë të ditur lajmin se së shpejti do të nisë eksportimin e makinave nga Kina për në Lindjen e Mesme.
Në këtë mënyrë ajo do të bëhet firma e parë e huaj e cila prodhon makina në Kinë dhe që i eksporton ato jashtë. Bëhet fjalë për eksportimin e modeleve të serisë 5.
Lajmi u bëri i ditur nga Chistoph Stark, drejtoj ekzekutiv dhe presidenti i BMW në Kinë. Do të gjejmë treg të ri, ndoshta Lindja e Mesme ose duku tjetër në Azi, është shprehur aui për televizion publik në Kinë.
Në një kohë kur firmat e njohura të prodhimit të makinave Volgzvagen, Audi, ford, General Motors, Mercedez hde Hondai kanë nisur prodhimin e makinave në Kinë në bashkëpunim me partnerë lokal, asnjë prej tyre nuk ka nisur eksportimin e këtyre makinave jashtë Kinës deri tani.
Makinat e prodhuara në Kinë gjithmonë janë eksportuar në tergje të dorës së dytë siç janë vendet si Rusia apo ish vendet e Bashkimit Sovjetik, Amerikës Latine dhe disa vendeve në Lindjen e Mesme si Egjipti dhe Siria.
Vitin e fundit Kina ka eksportuar 544 900 makina. BMË është makina e dytë në Kinë pas Audit e cila tradicionalist prodhon makinat luksoze qeveritare atje.