25 Dhjetor 2024

BMW fillon prodhimin e M2

Prishtinë, 5 maj - Sipas informacioneve jozyrtare, gjiganti bavarez BMW ka kthyer përgjigje pozitive rreth vendimit të prodhimit të versionit M të Serie-2 Coupe, i cili sipas gjitha gjasave do të jetë i disponueshëm në treg deri në fund të vitit të ardhshëm.

BMW 1M Coupe është duke e pritur pasardhësin e saj që nga prill i vitit të kaluar, kur edhe kishte dal në treg ky model i shumëpërfolur.

Kërkesat e adhuruesve të veturave të BMW i ka përmbushur deri diku modeli M235i. Megjithatë pjesa më e madhe e këtyre adhuruesve besojnë se Serie-2 nuk është e plotë pa versionin M.

Në forumin 2Addicts të ueb-faqet Bimmer Post, e cila mbledh adhuruesit e BMW Serie-2, është bërë e ditur se zyrtarët e lartë të markës gjermane kanë dhënë dritën e gjelbër për modelin M2.

I njëjti burim pohon se kjo veturë do të fitoi një motor mjaftë të fuqishëm, me 3.0 litra me gjashtë cilindra TwinPower me benzinë që në total prodhon 380 kuaj fuqi.

Kjo do të thotë se do të jenë 50 kuaj fuqi më shumë sesa në motorin e BMW, M235i dhe 30-40 kuaj fuqi më shumë sesa modeli 1M Coupe i cili ka gjeneruar 340 kuaj fuqi.

Bavarezët duket se nuk e kanë ndërmend të kufizojnë prodhimin e njësive të modelit M2, siç kishte ndodhur me paraardhësin 1M Coupe, i cili kishte prodhuar vetëm 6.300 njësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)