24 Dhjetor 2024

BMW feston 30 vjetorin e motorit me naftë

Frankfurt, 22 korrik - Gjiganti bavarez BMW këto ditë ka festuar 30 vjetorin e prodhimit të motorit me naftë.

Derisa motorët me naftë sot janë mjaft të kërkuar nëpër botë sidomos në Evropë, shumë njerëz në vitet e 80-ta i konsideronin si të zhurmshëm dhe të ndyrë. BMW mendoj ta ndërroi këtë për shkak të krizës së naftës që e kishte kapluar botën gjatë viteve të 70-ta.

Kur është në pyetje zhvillimi i motorit, BMW bëri një kombinim në mes të ndotjes së vogël nga karburanti dhe fuqisë marramendëse.

Si rezultat i kësaj, inxhinierët gjerman krijuan motorin turbocharge me 2.5 litra që prodhonte 115 KF dhe 210 Nm.

Motori ishte futur në modelin BMW 524 td në vitin 1984, dhe shumë shpejt u bë vetura më e shpejtë në botë me naftë.

Pasi shpejtësinë prej 0-100 e arrinte për vetëm 12.9 sekonda, ndërsa maksimalja ishte 180 km/h.

Çfarë është më e rëndësishme ky model shpenzonte vetëm 7.1 litra naftë në 100 kilometra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)