BMW CAT, tërheqe më rrotat e parme
Frankfurt, 10 korrik - Në panairin e automobilave që u mbajt në vitin e kaluar në Paris, kompania BMW e kishte prezantuar modelin Concept Active Tourer apo shkurtimisht CAT.
Në fillim besohej që ky automobil do të jetë pjesë e serisë 1 dhe do ta ketë emërtimin seria 1 GT. Por, tani burime të afërta me këtë kompani njoftojnë që CAT megjithatë do ti takojë familjes së serisë 2, por a do ta ketë edhe shenjën GT nuk është bërë e ditur ende.
Pa marrë parasysh në emrin e tij përfundimtar, modeli i BMW-së do ta ketë tërheqjen në rrotat e parme, ndërsa do të bazohet në platformën e re UKL e cila do të debutojë me Mini-n e ri këtë vjeshtë.
Dhe kështu pas debutimit të vjetëm në sallonin e veturave në Paris, pason premiera e këtij modeli në panairin OutDoor në Friedrichshafen.
I dizajnuar si monovolum i cili kombinon komforin dhe funksionalitetin e hapësirës me performancat dinamike dhe stilin. CAT vjen me maskën e përparme të përmirësuar e cila ofron agresivitet, ka pamje sportive me LED drita dhe me rrjetën e re, më moderne.
Ka spojler në bagazh dhe rrotat 20-inçëshe. Gjatësia e kësaj makine është 435 cm, gjerësia 183 cm, ndërsa lartësia 156 cm me hapësirën ndërboshtore prej 267 cm.
Brendia veçohet me ulëset nga lëkura me detaje të drurit dhe me pjesë me ngjyrë të portokalltë. Posedon teknologjinë më moderne, e ka ekranin me diagonale 26 cm, ulëset e pasme që palosen dhe kulmin panoramik.
Në ofertë janë motorët me benzinë dhe me naftë, vjen edhe si version hibrid me motorin turbo 1.5, i cili i zhvillon 140 kW (190 KF) dhe 200 Nm.
Deri në 100 km përshpejton për më pak se 8 sekonda, ndërsa shpejtësia e tij maksimale është 200 km/h, e ka autonominë prej 30 km dhe emetimin e gazrave të dëmshëm prej 60 g/km.
Në treg kjo veturë pritet të vjen me pesë ulëse, ndërsa më vonë planifikohet të lansohet edhe versioni me shtatë ulëse.Fillimi i shitjes së kësaj makine është paraparë për mesin e vitit të ardhëm, ndërsa çmimi sa do të kushtojnë nuk bërë i ditur ende.