BMW, automjeti më me vlerë në botë
Franfkrut, 24 maj - Në betejën me Toyota, BMW ka mbajtur sërish vendin e parë në renditjen e BrandZ.
Vlera e BMW shkon në 19.4 miliard euro. Kjo do të thotë plus 10 përqind në krahasim me një vit më parë. Toyota ndërkohë vlen 17.2 miliard euro.
Në vendin e tretë është Mercedes me 12.7 miliard euro. Më pas vijnë Honda, Nissan, Volkswagen, Ford, Audi, Hyundai dhe listën e mbyll Lexus.
Siç duket edhe për shumë kohë, BMW do mbetet marka automobilistike më me vlerë në botë.