BMW 760Li, prezantohet në Arabinë Saudite
Riad, 24 dhjetor - Gjiganti bavarez BMW ka përgatitur një model special të 760Li, i cili do të jetë ekskluzivisht i disponueshëm në panairin e veturave Yousef Naghi Motors në Arabinë Saudite.
I prezantuar në panairin e titulluar Ti je mbretëreshë, versioni special është vazhdimësi e Serie 7 V12 Bi-Turbo, që ishte paraqitur këtë vit në Japoni.
Vetura do të jetë e pajisur me eksterier të njërit nga modelet M të frymëzuara nga F1 siç janë: Imola Red, Silverstone Ii dhe Monte Carlo Blue.
Kjo veturë funksionon me motorin e versionit M Sport dhe në rrota ka fellne 19 dhe 20 inç që i mundësojnë kësaj veture të duket edhe më ekstravagante.
Në total kjo veturë prodhon plot 535 kuaj fuqi falë motorit me 6.0 litra V12, dhe transmisioni automatik me tetë shpejtësi i mundëson të ushtrojë shpejtësi marramendëse.
Nga 0-100 km/h kjo veturë e arrin në vetëm 4,6 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.