23 Dhjetor 2024

Bjellorusia do të prodhojë kamionë vetëshkarkues “robotë”

Minsk, 16 shkurt - Uzina bjelloruse e prodhimit të automjeteve “BelAZ” po përgatitet për të filluar prodhimin e kamionëve vetëshkarkues pa shofer. Tashmë janë krijuar prototipat e parë eksperimentalë të automjeteve të tilla.

Nga pamja e jashtme ato nuk kanë asnjë ndryshim nga modelet konvencionale, vetëm se shofer në kabinë nuk ka. Kamionin me tonazh të madh e drejton me telekomandim në distancë dispeçeri.

“BelAZ” prodhon kamionët më të mëdhenj në botë - në projektim e sipër është aktualisht gjigandi 360 tonësh. Automjetet e “BelAZ” punojnë gjithkund, që nga zona përtej Rrethit Polar (Arktik) e deri në shkretëtirat Aziatike.

Njeriu jo gjithmonë është në gjendje të përballojë fizikisht kushte të tilla. Vendi eksperimental i shoferit është kopja e përpiktë e kabinës së kamionit të zakonshëm të tipit “BelAZ”.

Në qoftë se inxhinierët do të arrijnë të zgjidhin detyrën kryesore - transmetimin e telemetrisë në distanca të largëta - atëhere mostrat e para të këtyre kamionë vetëshkarkues “robotë” do të dalin në treg tashmë që në fund të këtij viti.

Atëhere do të ndodhë një revolucion i vërtetë në industrinë e prodhimit të automobilave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)