Bizneset kanadeze të interesuara për sektorin minerar
Ky prezantim zgjoi interesim të jashtëzakonshëm, gjë që u konfirmua menjëherë që një delegacion biznesor nga Kanadaja do të vij në Kosovë në muajin Shtator të këtij viti.
Më pas Ministri Lluka, ka zhvilluar takim shumë produktiv me Zëvendësministrin e Energjisë dhe Minierave të Turqisë, Mithat Cansız, nga i cili u informua që Qeveria e Turqisë ka themeluar një kompani ku për qëllim ka investimin në kompani minerare në mbarë botën.
Ata shprehen interesimin për një vizitë në Kosovë për të shikuar potencialet minerare nga afër.
Takimet pastaj vazhduan me kompani kanadeze tek zyret e Konsullatës së Kosovës në Toronto, ku tema kryesore ishte Trepça dhe zonat me interes të veçantë.
Vizita u përmbyll me takimin përfundimtar me bizneset e Shoqatës së bizneseve të diasporës kosovare në Toronto, ku Ministri Lluka ka bashkëbisedoi me ta për potencialet investuese të diasporës duke ju kërkuar mbështetjen të më tutjeshme përmes hapjes së bizneseve në Kosovë të cilat do të gjeneronin vende të reja të punës.