22 Dhjetor 2024

Bild publikon 10 modelet e veturave më të shtrenjta

Berlin, 6 tetor - Veturët e bukura, me dizajn të veçantë dhe me aksesorë ekstra janë një pasion i përhershëm të pasionuarve.

“Bild” ka publikuar një listë ku përfshiheshin dhjetë veturët më të shtrenjta, e që kapin shifra të çmendura deri 1.7 milionë euro.

Veturat më të shtrenjta

Vendi 10
Modeli SSC Ultimate Aero është një nga veturat më të shpejta në botë: arrin deri në 434 km/orë. Kushton 580 mijë euro, por për të pasionuarit pas shpejtësisë ia vlen.

Vendi 9
Leblanc Mirabeua. E ndërtuar për të ecur pafundësisht e të mos ndjejë lodhje kurrë. Me një motor 700 PS arrn deri në 370 km/orë. Çmimi në treg: 600 mijë euro.

Vendi 8
Koenigsegg CCX. Prodhuesi i vogël suedez është krenar për renditjen botërore. Modeli 806 PS arrin që në 3.2 sekonda të kapë 100 km, shkon deri në 394/orë dhe kushton 860 mijë euro.

Vendi 7
Sërish një Koenigsegg CCX, por në versionin Oko-Bomber. Duhet të paguash rreth 1 milion euro për ata pasur veturën e parë sportive në version ambientalist “të gjelbër”. Punon dhe me biogaz.

Vendi 6
Maybach Landaulet. Një veturë e “hapur” që mund të futet në veturët sportive. Në 5.2 sekonda arrin kufirin e 100 km. Kushton 1.1 milionë euro dhe mund të pajiset sipas kërkesave të shoferit.

Vendi 5
Lamborghini Reventon. 1,1 milion euro kushton çdo nga 20 Reventon të ndërtuar. Dizajnti të kujton xhetët. Të dhënat e saj: 670 PS, 340 km/orë. Por, kujdes! Çmimi i kripur ia vlen.

Vendi 4
I përket varianti Roadster të Roventon, që Lamborghini ka ndërtuar. Me një çmim prej 1.2 milionë euro. Vetëm 15 copë janë ndërtuar. Dhe këto me porosit të veçantë.

Vendi 3
Pagani Zonda Cinque Roadster. Një veturë e llahtarshme: 100 km/orë në vetëm 2,1 sekonda. 12 cilindra, motor 678 PS, shpejtësi 349 km/orë. Vetë 5 copë janë ndërtuar. Çmimi: 1.41 milionë euro.

Vendi 2
Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport. Një version i hapur i 1001-PS-Renners kushton 1,57 Mio. Euro. Por në treg nuk ka shumë të tillë. Bëhet me porosi

Vendi 1
Koenigsegg Trevita. Një veturë suedeze super e veçantë: motor 1018 PS, e që arrin në një shpejtësi deri në 402 km/orë. Çdo ekzemplar kushton 1.73 milionë euro. Një supervilë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)