22 Dhjetor 2024

Bie prodhimtaria industriale në SHBA

Washington, 18 shkurt - Prodhimtaria e përgjithshme industriale në SHBA, në muajin janar është ulur për 0,1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, që shënon rënien e parë brenda 19 muajve, njoftoi Drejtoria për rezerva federale.

Fabrikat në SHBA në muajin janar, megjithatë, kanë prodhuar 0,3 për qind më tepër mallra se sa në muajin e kaluar, që është muaji i pestë me radhë i zhvillimit të prodhimtarisë ripërpunuese, falë rritjes së kërkesës së automjeteve dhe kamionëve.

Prodhimtaria industriale në SHBA është rritur për mbi dhjetë për qind nga niveli minimal gjatë recesionit në qershor të vitit 2009, por edhe më tej është rreth gjashtë për qind nën maksimumin e para krizës në vitin 2007.

Prodhimtaria industriale në dhjetor është rritur për 1.2 për qind, që ishte rritja më e madhe brenda shtatë muajve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)